Dhe këtë sezon turistik duket se Ujësjellësi i Lezhës ka dështuar sërish me zonën e Kunes. Që prej ditës së diel kjo zonë po vuan mungesën e ujit ashtu si çdo vit turistik. Prej ditësh tashmë bizneset po furnizohen me bota uji dhe po punojnë me cisterna. Prej vitesh ky është kthyer një problem për zonën e Kunes që nuk furnizohet më uji dhe ende nuk është menduar një zgjidhje për këtë problem i cili ndodh në mes të sezonit turistik.