Prej 3 ditësh, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të Durrësit ka ndërprerë punën dhe ujërat e zeza po derdhen në det. Vështirësitë e hasura nga institucionet përgjegjëse për hetimin dhe gjetjen e origjinës së ndotjes së lartë mjedisore në impiantin e Shënavlashit, po shtojnë ndjeshëm përmasat e ndotjes në zonën bregdetare.