Moti i keq ka përfshirë vendin, ndërsa situata paraqitet më problematike në aksin Elbasan- Librazhd. Aksi Elbasan-Librazhd është bllokuar për shkak të rënies së gurëve tek “Kthesat e Murrashit”. Aktualisht po punohet për pastrimin e gurëve, ndërsa segmenti është shumë i rrezikshëm për lëvizjen e mjeteve. Qytetarët po presin prej orësh në trafikun e rënduar, ndërsa po lëvizet vetëm me një korsi dhe po punohet për hapjen e korsisë tjetër.