Në terminalin e autobusëve ndërqytetës sheh çdo ditë qytetarë me valixhe në duar, që zgjedhin këtë mënyrë transporti për të shkuar nga Tirana në qytete të tjera. Me rritjen e çmimeve, lëvizja me autobusë ose furgon është me më shumë leverdi se sa të mbushësh makinën me karburant. Kështu për të shkuar deri në Vlorë u duhet të paguajnë një biletë që kushton 600 lekë.