Me pamjen dhe klimën e fjordeve skandinave, Liqeni i Komanit është një strehë e cila të dhuron një paqe të brendshme. I vendosur mes maleve të mbuluara me gjelbërim dhe i ndërtuar në vitin 1985 për t’i dhënë energji Shqipërisë, sot ky liqen është kthyer në një prej destinacioneve më të kërkuara turistike në vendin tonë.