Edhe një herë veteranët e luftës u mblodhën para Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë për të kërkuar që pensionet e tyre të përfshihen në ligjin për rritjen e pagës minimale. Protesta që filloi në orën nëntë para rrethojave të institucioneve shpejtë u zhvendos brenda oborrit. Me forcë veteranët kaluan rrethojën e hekurt të Kuvendit, derisa nga hyrja e Qeverisë u përplasën me Policinë. Për orë të tëra qëndruan para këtyre institucioneve për të kërkuar, siç thanë të drejtat e tyre.