Përtej debateve për çështjet brenda vendit, e gjithë politika u bashkua në seancën e të enjtes me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen në gjyqin në Hagë. Të majtë e të djathtë u bënë bashkë dhe miratuan me 92 vota pro një rezolutë në mbrojtje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.