Lot dhe dhimbje. Në “rrugën e Luleve” në Shkozë ka pllakosur heshtja. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Ata përcollën në banesën e fundit këtë pasdite birin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji I vetëm I të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Pas një konflikti mes dy grupe të rinjsh për një vajzë ai u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë.