Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje për vrasjen e një 21-vjeçareje dhe plagosjen e një 15-vjeçari në Ferizaj, duke konfirmuar se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre të rëndë. Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, thuhet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes.