Përcillet sot për në banesën e fundit efektivi i policisë se forcave “Shqiponja ” 28 vjeçari Novruz Cenalia. Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritete për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.