Grabitja e dosjes sw pronave nw zyrat e qarkut tw Vlorws ishte e mirpwrgatitur dhe grabitësi e dinte shumw mirw se ku ndodheshin. Top channel ka zbardhur pjesw tw ngjarjes qw po del nga hetimi i ngjarjes. Burimet thonw se grabitësi e ka ditur mirw vendin e saktw se ku ndodheshin dosjet e pronave. Ato janw dy dosjeve që i përkisnin fshatit Dhërmi, në Bashkinë Himarë, fshati ku pronësia e tokës nw bregdet ka shumw probleme. Oficerët e policisë dyshojnë se autori me ndihmën e personave brenda institucionit ka ditur vendndodhjen e saktë të dosjeve, si dhe ka qenë në dijeni të vendit ku ndodheshin kamerat e sigurisë.