I moshuari i cili u sulmua nga dy qen pitbull në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit në Durrës në datën 2 nëntor ka ndërruar jetë këtë të hënë. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të shumta të marra në kokë dhe trup dhe ka humbur jetën në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Durrësit.