Eduart Gushi, Silvana Gushi, Eva Gushi dhe Anastasia Gushi që humbën jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme po përcillen sot për në banesën e fundit. Dhjetëra të afërm e familjarë janë mbledhur sot në banesën ku jetonte Eduarit Gushi së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët 9 dhe 14-vjeç, ndërsa shpenzimet janë marrë përsipër nga Bashkia Patos.