Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të qëllonin me molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Policia iu përgjigje me autobota me ujë, duke i shpërndarë dhe duke shuar zjarrin që u ndez në disa pjesë të godinës. Menjëherë pas kësaj, ata braktisën Kryeministrinë dhe mbërritën përpara Kuvendit.