Pas më shumë se një jave bllokim kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës. Punimet po behën nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara te dy shpateve anësore të urës, përforcimin e saj deri në çeljen e fondit të emergjencës për rehabilitimin e shpejtë të aksit të vjetër Shishtavec – Kollovoz, rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.