Ushtari amerikan i shpallur i zhdukur pas rrëzimit të avionit luftarak “F-15 Strike Eagle” në territorin iranian është shpëtuar nga forcat speciale amerikane, duke i dhënë fund një operacioni të tensionuar kërkim-shpëtimi që zgjati disa orë. Lajmi u konfirmua nga presidenti Donald Trump përmes një postimi në Truth Social. “E kapëm! Bashkatdhetarët e mi amerikanë ia dolën. Gjatë orëve të fundit, ushtria e Shteteve të Bashkuara realizoi një nga Operacionet më të guximshme të kërkimit dhe shpëtimit në historinë e SHBA-së, për një nga oficerët tanë të jashtëzakonshëm të ekuipazhit, i cili është gjithashtu një kolonel shumë i respektuar, dhe për të cilin jam i emocionuar t'iu njoftoj se tani është shëndosh e mirë” Operacioni nisi pas rrëzimit të avionit luftarak amerikan të premten, kur mjeti u godit mbi Iran. Njëri prej dy anëtarëve të ekuipazhit u nxor menjëherë nga zona e rrezikut dhe po merr trajtim mjekësor, ndërsa për anëtarin tjetër u zhvillua një ndërhyrje e gjerë ushtarake në terren armiqësor.