Gjatë protestës së organizuar nga Partia Demokratike, lideri demokrat Sali Berisha ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e akuzoi Ramën se ka dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve. Berisha sulmoi gjithashtu mënyrën si Rama priti liderët e Bashkimit Europian në Tiranë, duke deklaruar se ai është “hajdut zgjedhjesh”.