Kryeministri Edi Rama reagoi sërish mbi emisionin RAI3 për Shqipërinë, ku e quajti vazhdimisht “baltë e hedhur ndaj qeverisë shqiptare pa fakte”. Përmes një videomesazhi, kryeministri Edi Rama tha se emisioni ishte ‘baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte’.