Edhe pse para pak ditësh pylli i Sodës ju nënshtrua një pastrimi total nga bashkia e Vlorës, persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbetje inerte në këtë zonë. Prej vitesh ky pyll që është quajtur mushkria e qytetit ka qenë një kosh gjigant mbeturinash, dhe u pastrua nga bashkia, por këta banorë duhet të gjenden dhe ndëshkuar me gjoba.