Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baci, në një deklaratë për mediat nga Komisariati i Policisë Fier, ka pohuar se shoqërimet e protestuesve në polici janë presion që nuk i ndal demokratët teksa ka theksuar se ai vetë nuk do të paraqitet në polici pasi është në mosbindje civile. “Nuk i njoh”- ka thënë Baci.