Top Channel/ U mbajt peng 6 vite në xhungël / Politikania përballet me rrëmbyesit 13 vite më vonë
24/06/2021 22:42

Politikania franko-kolumbiane Ingrid Betancourt e kthyer në simbol të rrëmbimit është përballur me pengmarrësit 13 vite më vonë. Ajo u shpëtua nga duart e guerilasve të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë, të cilët e mbajtën peng për më shumë se 6 vite në xhungël. Betancourt dhe viktimat e tjera morën pjesë në takimin e Marrëveshjes së Paqes të Kolumbisë e cila i dha fund dekadave të luftës civile midis qeverisë dhe grupeve të armatosura. “Kam dëgjuar me emocione historitë e vëllezërve të mi, por duhet të rrëfej se jam e befasuar që ne në këtë anë të skenës po qajmë të gjithë dhe në anën tjetër nuk ka pasur asnjë lot të vetëm. Për sa kohë që makthi ynë është vetëm i yni ne jemi ende shumë larg nga të qenit në gjendje t’i shpjegojmë Kolumbisë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë”, tha ajo. Betancourt u rrëmbye në vitin 2002 ndërsa po bënte fushatë për presidencën e Kolumbisë dhe u shpëtua në një operacion ushtarak në vitin 2008. Gjatë luftës së tyre guerilsat rrëmbyen njerëz për shpërblim ose koncesione. Komandanti i fundit i tyre, Rodrigo Londono, i njohur si Timochenko, u kërkoi falje viktimave. “Për ata që nuk u kthyen më nga rrëmbimi, për ata që humbën jetën në duart tona, për ata që ishin pranë tyre që janë ngarkuar për vite me radhë nga mungesa e tyre, ne lutemi që të na falin”, tha ai në tubim. Disa disidentë që i kthyen shpinën procesit të paqes janë ende duke luftuar në xhunglën e Kolumbisë. Pas marrëveshjes së paqes, Kolumbia krijoi gjykatën, Juridiksioni Special i Paqes për të gjykuar krimet më të këqija të kryera nga luftëtarët. Në prill, tetë udhëheqës të guerilasve tashmë të paditur, pranuan se kishin kryer mbi 21,000 rrëmbime.

Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58