Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kapën me doza me lëndë narkotike gati për shpërndarje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “NO MORE”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 30 vjeç, banues në Gjirokastër dhe H. H., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.