Rritja e konsumatorëve të drogës është kthyer në një problem serioz në shumë shoqëri. Në kryeqytet, ekspertët po ngrenë alarmin pasi mosha e përdoruesve të substancave të forta po ulet gjithmonë e më shumë dhe në repartin e toksikologjisë po paraqiten adoleshentë me varësi ndaj kokainës dhe heroinës. Për të zbehur këto efekte negative, Policia e Tiranës ka rritur forcën goditëse ndaj këtij fenomeni.