Një 30-vjeçar është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje në Fier. 30-vjeçari V.Gj u kap duke drejtuar automjetin gjatë natës në fshatin Cakran, ku gjatë kontrollit të kryer në makinë dhe në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.