"E inauguruar vetëm 5 vite më parë, rruga Elbasan Cerrik ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë e saj prej 23 km duke u kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve. Përpos gropave të hapura në rrugë, edhe asfalti ka pësuar ngritje të një lartësie, jo të vogël, rreth 30 cm, duke u bërë burime aksidentesh."