Dy persona nga Saranda u arrestuan nga policia për prodhim dhe shitje kanabisi. Ata ishin shpallur në kërkim pasi prej katër vitesh u mbajtën nën hetim nga ana e uniformave blu. Hetimet ndaj tyre nisën në vitin 2019 ku agjentët arritën të zbulonin të gjithë veprimtarinë kriminale që ata ushtronin. Ndalimi i tyre u bë me urdhër të Gjykatës e cila ka vendosur “Arrest me burg” për të dy. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.