Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në selinë blu, pas protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë dhe Kuvendit. “Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin.