Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, ka dhënë deklaratë për mediat pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme ku u godit nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai tha se këto veprime nuk i kanë hije jo vetëm Kolonjës por as gjithë Shqipërisë dhe se nervoziteti nga kundërshtarët e tij politik tregon panik.