Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë pasi i armatosur ka goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe ka kanosur disa klientë. Terror në një lokal në qytetin e Kavajës, 28-vjeçari i armatosur godet me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe përplaset gjatë arratisë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kavajës, ku 28-vjeçari Murat Curri, alias Murat Cërriku, i armatosur ka hyrë në një bar-kafe, duke kanosur klientët dhe duke goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.