Një grua 67-vjeçare ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në Pirg të Maliqit disa ditë më parë. Një person i maskuar, ende i paidentifikuar nga i është futur në shtëpi dhe i ka grabitur 10 mijë euro, të cilat e moshuara pretendon se i ka mbledhur nga shitja e tokave pasi fëmijë nuk ka. Për mediat Luljeta Hoxha ka treguar sesi autori i grabitjes e lidhi, e dhunoi derisa i ra të fikët.