Katër nxënëse të një shkolle 9-vjeçareje në Shkodër u përndoqën për një periudhë disa mujore nga një 35-vjeçar që u arrestua nga policia. Vajzat e mitura, sipas policisë, merrnin mesazhe të ndryshme nga I arrestuari, në rrjetet sociale, ku një pjesë e tyre përmbanin materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme.