Për shkak të ndalesës së hyrjes në Kosovë të kamionëve me targa të Serbisë dhe mallrave me origjinë serbe kamionët janë të bllokuar në anën e kufirit me Shqipërinë në Morinë. Disa nga kamionët janë në kufi prej tre ditësh pasi u është ndaluar hyrja. Kontrollet e sigurisë janë shtuar në pikën kufitare, ku për pasojë kolona e mjeteve transportuese është e gjatë.