Top Channel/ U arrestua pasi u bë baba me një 13-vjeçare! Peleshi viziton familjen e Dritson Kurtit
08/04/2025 19:31

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi, vizitoi në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, familjen e Dritson Kurtit, të përfshirë në një ngjarje që ka prekur jo vetëm komunitetin rom, por edhe më gjerë. Dritson Kurti u arrestua menjëherë pasi bashkëjetuesja e tij 13-vjeçare solli në jetë një foshnjë në maternitetin e Korçës. Dritson Kurti akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e cila dënohet me jo më pak se 25 vite burg. “Kam ardhur këtu për arsye njerëzore. E kuptoj plotësisht pozicionin e drejtësisë, por nuk duhet të harrojmë se sot është edhe Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom, dhe shumë familje të këtij komuniteti po përballen me sfida të ngjashme”, u shpreh Peleshi. Duke u ndalur te rasti konkret, ai tha se përballja me martesat në moshë të mitur kërkon më shumë sesa ndëshkim penal. “Ligji është i drejtë, por edhe traditat që e kanë sjellë këtë realitet duhen sfiduar. Ky nuk është vetëm një problem ligjor, por një plagë sociale që kërkon punë të thellë dhe të qëndrueshme”, shtoi Peleshi. Gjatë bisedës me familjarët, Peleshi vlerësoi faktin se ka një vetëdije në rritje për ndryshimin: “Edhe vetë komuniteti e pranon që kjo është një traditë që duhet të marrë fund. Por paragjykimet dhe mungesa e informacionit vazhdojnë të jenë barriera të mëdha.” Ai bëri thirrje për një angazhim të përbashkët të institucioneve, shoqërisë civile dhe vetë komunitetit për të ndalur praktika që dëmtojnë të miturit dhe të ardhmen e tyre. “Duhet të jemi bashkë për ta trajtuar këtë plagë me edukim, me projekte për integrimin e komunitetit dhe me mbështetje sociale.” “Shpresoj që fjala ime dhe zëri i kësaj familjeje të dëgjohen me kujdes. Nuk është çështje qeverie, është çështje drejtësie dhe ndërgjegjeje. Por gjithashtu është edhe thirrje për t’u zgjuar si shoqëri. Koha për ndryshim ka ardhur,” përfundoi Peleshi.

Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top Channel/ “BE na mbështet”, Rama: Negociatat mbyllen deri në 2027, të gjitha vendet e BE janë pro
04/04 15:06
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03
Top News – ‘Plogështi e madhe në stukturat e PD.’ Ja si përgjigjet kryedemokrati Sali Berisha
04/04 15:03
Top News – ‘Shtrenjtimi i naftës, taksimi më i lartë në botë’ Berisha flet për karburantet
04/04 15:03
Top News – ‘Masa qesharake për çmimin e naftës, emergjencë përgjysmimi i taksave’
04/04 15:02
Top News – ‘9 shtete të BE kundër Shqipërisë, integrimi në vend numëro, shkak Balluku’
04/04 15:02
Top News – ‘Edi Rama, armik i egër i integrimit dhe mbrojtës i interesave të tij.’
04/04 15:02
Top News – Berisha pyetet për Erion Braçen. ‘Nuk komentoj problemet e partisë së krimit’
04/04 15:01
Top Channel/ Berisha “djeg” Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
04/04 14:39
Top News – ‘Kemi yjet e fatit, BE do të na marrë brenda vetes.’ Rama flet për integrimin
04/04 14:32
Top News – ‘Korrupsioni, gënjeshtër shumë e madhe’ Rama u përgjigjet kritikëve
04/04 14:31
Top News – ‘Asnjë shtet i BE nuk është kundër, na duan pjesë të unionit europian.’
04/04 14:31
Top News – ‘Jo u bllokua, jo u ndalua ..’ Rama përgënjeshtron lajmet për integrimin në BE
04/04 14:30
Top News – Përplasjet me Spiropalin. Rama – Nuk kanë interes publik, ne folëm 7 orë
04/04 14:30
Top Channel/ Rama: Jemi vetëm në rrugën e integrimit, në katin e dytë të Brukselit…
04/04 13:57