Në Prishtinë u protestua me kërkesën për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili po mbahet tash e katër muaj në paraburgim në Serbi.Ai akuzohet nga autoritetet serbë për veprën penale të vrasjes së rëndë në rastin e Banjskës, sulmit terrorist që kreu një grup i organizuar e ndihmuar nga autoritetet e Serbisë.Familjarët kërkuan nga institucionet vendore e ndërkombëtare angazhim më intensiv në lirimin e tij nga paraburgimi.