Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në vilën në pronësi të Jamarbër Malltezit, për ta sekuestruar. Kujtojmë se Malltezi është arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.