Top Channel/ “U arrestova…”, Meta: Çfarë provash rrezikoj unë kur ato janë te telefoni i Kryemadhit
30/10/2024 20:25

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu “313”, teksa pretendon se provat që SPAK pretendon se janë të tijat, janë në telefonin e Kryemadhit dhe grupit të saj të ngushtë. Në një postim në Facebook ai shkruan se i gjithë ky procesi i rrëmbimi politik dhe veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata kanë vetëm një qëllim politik, izolimin e paligjshëm ekstrem të tij, si President i Partisë së Lirisë. Teksa e quan arrestim “banditesk”. Meta shton se e gjithë procesi hetimor është bazuar në montime politike, dëshmitarë të rremë e me probleme me drejtësinë. “Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve okularë, më 21 Tetor, disa makina private pa asnjë mbishkrim policor rrethuan makinën ku unë lëvizja dhe dhjetëra njerëz me maska dhe armatim të rëndë bllokuan trafikun në autostradë, prangosën dhunshëm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partisë së Lirisë (pa asnjë vendim gjyqësor deri tani), ndërsa unë, Ilir Meta, u rrëmbeva me dhunë dhe u tërhoqa zvarrë nga automjeti mes publikut, me një trajtim kriminal e degradues pa m’u komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa m’u lexuar të drejtat, që më takojnë, sipas Kushtetutës. Në dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan që të kenë bërë ekzekutimin e vendimit të GJKKO, ndërsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin. Asnjë provë nuk është publikuar nga policia se janë respektuar qartë procedurat ligjore, që janë përcaktuar në nenin 28 të Kushtetutës. Neni 28/1 i Kushtetutës, parashikon se: “1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.”

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25