18-vjeçarja e akuzuar për përdhunimin e një 20-vjeçari në Selanik është lënë e lirë pas dëshmisë së saj në hetuesi. Në kurriz të të resë, e cila u arrestua pas denoncimit të të riut në polici, prokurori ka ngritur procedim penal për përdhunim nëpërmjet kryerjes së akteve seksuale, pa pëlqimin e viktimës, ndërsa pas shpjegimeve që ka dhënë, ajo është liruar. Sipas informacioneve, 20-vjeçari ka treguar në polici se gjithçka ka ndodhur pasditen e së martës së kaluar, kur 18-vjeçarja ka përfituar nga mosdisponimi i tij për shkak të konsumimit të mëparshëm të alkoolit dhe e ka çuar në një shtëpi të braktisur. Aty, siç tregon ai, vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të, të cilën ai nuk e ka dëshiruar. Nga ana e saj, e pandehura mohon që në momentin e parë të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të riun, pa dëshirën e tij.