Metalurgjiku në Elbasan ka shkaktuar një katastrofë të vërtetë mjedisore, teksa puna pa asnjë lloj filtri mbrojtës vazhdon pa pushim. Pamjet vijnë nga një fabrikë poliesteroli, ky tymi i zi që del prej andej ka pushtuar gjithë zonën përreth. Ndotja e ajrit në qytetin e Elbasanit është një shqetësim i përhershëm i banorëve, sidomos i atyre që jetojnë pranë ish-zonës industriale të Kombinatit Metalurgjik. Top Channel ka raportuar shpesh se si firmat që veprojnë në të shkarkojnë sasi të konsiderueshme gazrash si pasojë e proceseve të tyre teknologjike.