Disa pamje të sigurua nga LSA ,shihet Tushemishti në një ditë dimri. Në sy bien majat e maleve të mbushura me dëborë, ndërsa liqeni i trazuar nga dallgët. Dallgët të cilat përplasen në breg japin një pamje piktoreske e cila tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në breg shihen zogj të cilët pushojnë në bregun e liqenit dhe më pas fluturojnë në qiell. Era e ftohtë, malet e mbushura me borë, dallgët e liqeni dhe zogjtë së bashku me cicërimat e tyre, krijojnë pikturën më të bukur, në një ditë dimri.