Dronët turq do ta forcojnë fuqinë ushtarake të Kievit deklaroi ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba duke lavdëruar mjetet e Ankarasë dhe aftësitë e tyre luftarake. Ai foli për plane afatgjata, e shpjegoi se në rrafshin strategjik, duan të arrijnë dy gjëra: t`i pajisin dronët turq me motorrë ukrainas dhe ta lokalizojnë prodhimin e tyre në Ukraine. Kievi ka blerë nga Turqia 6 dronë Bayraktar TB2 dhe tre sisteme kontrolli nga toka. Ndërkohë, nga sa pohoi së fundi shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, kolonel gjeneral Ruslan Khomchak, Kievi po përgatitet të blejë edhe pesë dronë të tjerë Bayraktar TB2.