Top Channel/ Turqia nuk humb kohë, gati muri për afganët!
17/08/2021 10:05

Këto janë pamjet nga kufiri i Turqisë me Iranin, ku po ndërtohet një mur me qëllim parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh, kryesisht nga Afganistani. Deri më tani një pjesë 5 km e murit 3 metra të lartë është në ndërtim e sipër, dhe Turqia po synon ta zgjasë atë deri në 295 km në kufirin e saj iranian, të përforcuar nga telat me gjemba.