Stërvitja “Mesdheu Lindor 2021”, e organizuar nga Turqia pikërisht në zonën që përplas interesat e saj për hidrokarbure me ato të Greqisë, ka nisur. Nënkoloneli Cüneyt Talayman sqaroi për gazetarët se manovrat do të vazhdojnë deri në 12 tetor me qëllimin testimin e aftësisë për ndihmë humanitare dhe metodave të reagimit ndaj fatkeqësive natyrore, si dhe me pjesëmarrjen e një force shumëkombëshe të përbashkët dhe organizatave publike dhe civile.