Top Channel/ Turqi, arrestohen 8 gazetarë/ Erdogan kërcënon protestuesit
25/03/2025 22:23

Një prokuror në Stamboll ka vendosur në paraburgim tetë gazetarë, duke anuluar vendimin për lirimin e tyre pasi ata u arrestuan për mbulimin e protestave më të mëdha antiqeveritare në Turqi ndër vite. Ata po mbahen pasi fotografuan demonstratat masive antiqeveritare që kanë përfshirë Turqinë për herë të parë pas shumë viteve, të nxitura nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu javën e kaluar. Ata po akuzohen gjithashtu për "pjesëmarrje në mitingje dhe marshime të paligjshme dhe kundwrshtim i urdhrit për t'u shpërndarë pavarësisht paralajmërimeve", treguan dokumentet e gjykatës. Vendimi i gjykatës u cilësua si "skandaloz" nga “Reporterët pa Kufij”, teksa Unioni i Fotoreporterëve në Turqi e ka denoncuar atë si "të paligjshëm, të pandërgjegjshëm dhe të papranueshëm". Imamoglu është një rival i fortë i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe kandidati i vetëm që shihet si i aftë për ta sfiduar atë në kutinë e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Në të njëjtën ditë kur Imamoglu u arrestua edhe zyrtarisht, ai është emëruar gjithashtu si kandidat presidencial nga Partia e tij Republikane Popullore opozitare. Protestat kanë marrë një reagim gjithnjë e më të ashpër nga autoritetet turke. Ministri i Brendshëm ka thënë se 1,418 persona janë arrestuar në lidhje me demonstratat. Të martën në mbrëmje reagoi edhe presidenti i Turqisë, Erdogan, duke thënë se “është mirë që protestuesit ta dinë deri ku e kanë kufirin”. Duke folur në një vakt iftari në Ankara, Erdogani ka thënë se "ata që përhapin terror në rrugë dhe duan ta kthejnë këtë vend në zjarr nuk kanë të ardhme". "Rruga që ata marrin është një rrugë pa krye”, ka deklaruar presidenti turk.

A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13