Qytetarët e Kosovës shprehen të zhgënjyer me partitë politike pas dështimit për konstituimin e parlamentit në seancën e 15 prill, që duhet t'i hapte rrugën krijimit të qeverisë së re. Ata e shohin fajin tek të gjithë palët, teksa insistojnë të arrihet ndonjë marrëveshje për kapërcimin e ngërcit.