Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre shqetësimin për sfidat serioze që po përballen bizneset turistike në Shqipëri në këtë fillim sezoni. Në një deklaratë zyrtare, AmCham vlerëson rritjen e turizmit dhe investimeve private, por thekson se problemet e pazgjidhura me infrastrukturën dhe mungesën e fuqisë punëtore po rrezikojnë imazhin e vendit si destinacion turistik.