Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë për rritjen më të lartë të vizitorëve ndërkombëtarë dhe të dytën në botë pas Katarit të Kupës së Botës. Lajmin e ka ndarë në rrjetet e tij sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se 9,7 milionë vizitorë të huaj nga janari në shtator të vitit 2024 kanë vizituar vendin tonë, ku kjo arritje përkthehet në të ardhura