Sezoni i shkuar turistik nxori në pah dëmet që po shkakton hemoragjia e emigrimit të fuqisë punëtore. Një sondazh i PNUD-it (Program i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim) i zhvilluar në bizneset e hotelerisë në vjeshtën 2022 gjeti se, 75% e hoteleve në pikun e sezonit turistik punojnë me mangësi në staf. 56% e tyre renditën si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore dhe 26% pohuan se kanë problem me aftësitë e punonjësve.