Një trend i ri turizmi është edhe turizmi Off-Road. Shumë turistë të huaj zgjedhin ta eksplorojnë natyrën e Shqipërisë në një këndvështrim ndryshe. Nuk kanë nevojë për bileta avioni, ata zgjedhin të vijnë me makinë për të përshkuar çdo cep të vendit nga veriu në jug. Qëndrojnë në makinat e tyre, konsumojnë ushqim këtu, ngrenë një çadër të vogël dhe kaq mjafton për të shijuar pamjen e mrekullueshme. Kështu kanë bërë edhe dy turist gjerman. Për të tretin vit radhazi zgjedhin ta vizitojnë Shqipërinë në këtë formë