Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër. Si destinacione të përshkuar nga Vjosa, Përmeti dhe Këlcyra kanë pasur gjatë kësaj vere në qendër të ofertës sportet e ujit por edhe ecjet në këmbë apo biçikleta, eksplorimin e kanioneve të Lengaricës, ngjitjen e shkëmbinjve apo udhëtimet me mjete jashtë rruge.