Ndotja akustike, mungesa e trajnimit të stafit dhe ciceronëve, sinjalistika e pamjaftueshme, parkimet e gabuara si dhe zënia e hapësirave publike nga baret dhe restorantet janë disa nga problematikat kryesore të evidentuara në këtë fillim sezoni turistik në Gjirokastër. Këto çështje janë diskutuar në një takim mes operatorëve turistikë dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, ku në fokus ka qenë përmirësimi i shërbimeve dhe menaxhimi më i mirë i fluksit të vizitorëve.